Lidhje

Intervistë me Nënkryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi - 2003-04-25


Grupi parlamentar i Partise Demokratike Shqiptare ne Maqedoni paraqiti të enjten zyrtarisht vendimin për pezullimin e punës së tij në parlament, për një kohë të pacaktuar, në përputhje me moratoriumin e shpallur nga kuvendi qendror i kësaj partie. PDSH ka dale me idenë e ndarjes së Maqedonise, në të ashtuquajtura shtete etnike, për arsye se sipas drejtuesve të kesaj partie, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk është realizuar sipas parashikimeve dhe se ajo nuk i jep nje zgjidhje përfundimtare të ardhmes së Maqedonisë. Ky vendim i PDSH-së është pritur me shqetësim nga kryesia e PDSH-së, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare. Për të diskutuar në lidhje me këto çështje, Zëri i Amerikës intervistoi Nënkryetarin e Partise Demokratike Shqiptare, zotin Menduh Thaçi.

Zëri i Amerikës: Zoti Thaçi, ideja e për ndarjen e Maqedonise dhe krijimin e shteteve etnike ne Ballkan e rreshton Partine Demokratike me forcat më ekstreme në Ballkan, të cilat bashkësia ndërkomebtare është përpjekur t’i lerë mënjane. A nuk jeni ju i shqetesuar, që ky vendim që keni marre, mund të jete kapitulli i fundit i historisë së një force të rëndësishme, që bëri të mundnur arritjen e një sërë të drejtave, siç jane të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni?

Menduh Thaçi: Po e keni gabim, se kjo nuk është ideja e Partisë Demokratike Shqiptare, por dorëheqja është ide e kryetarit dhe imja. Arsyeja kryesore që ne i parashtruam dorëheqjet është se ne ishim të vetëdijshëm se kjo ide mund të ishte në kundërshtim të madh me faktorin ndërkombëtar dhe ne nuk patëm dëshirën që ta fusim Partinë Demokratike Shqiptare në konfrontim me faktorin ndërkombëtar. Por kuvendi qendror nuk i pranoi dorëheqjet e zotit Arben Xhaferri dhe timen dhe vendosi për moratorium, që megjithatë, të ketë një kohë që të bëhen konsultime dhe pastaj të vendoset për punën e mëtejshme të Partisë Demokratike Shqiptare.

Zëri i Amerikës: Zoti Thaçi, a nuk keni ju shqetësim se kjo ide e juaja do ta mënjanonte Bashkimin Demokratik për Integrimin, e cila ka realizuar një sërë arritjesh në Maqedoni?

Menduh Thaçi: Sinqerisht ju them se mendoj se ata nuk kane realizuar asnjë arritje dhe jo një sërë arritjesh. Mendoj se gjendja nuk ka lëvizur absolutisht në asnjë segment të Marrëveshjes së Ohrit, as në aspektin e respektimti të ligjit të amnestisë, as në aspektin e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucionet e sistemit dhe në administratë, as në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në nivele shtetërore. Dhe së fundi, kryetari dhe unë ishim ata, të cilët punuam me plot zell dhe bindje për krijimin e shtetit etnik. Mirëpo, ne jemi pesimistë, se maqedonasit, pa marrë parsaysh ngjyrimet politike, as që mendojnë të krijojnë shtet të përbashkët me shqiptarët.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, thuhet se janë arritur një sërë suksesesh nga qeveria e Maqedonisë gjatë këtyre muajve të fundit përsa i përket të drejtave të shqiptarëve. Zoti Thaçi, zbatimi i idesë suaj, e cila përkon edhe me kërkesën e ish-kryeministrit Gjeorgjevski, thuhet se do të çojë në destabilizimin e Ballkanit. Shqiptarët në këtë rast do të dilnin të humbur, apo jo, cili do të ishte komenti juaj?

Menduh Thaçi: Problemi qëndron këtu, se keqinterpretohen qëndrimet e partisë sonë, ne nuk jemi kundër marrëveshjes së Ohrit, për më tepër ne jemi pro saj, por jemi kundër marëveshjes së Branko Çervenkovskit, i cili marrëveshjen e vet e quan marrëveshje të Ohrit. Fajtore është qeveria e Maqedonisë, e cila nuk realizon dhe as që ka ndërmend të realizojë Marrëveshjen e Ohrit. Me këtë rast do të jap vetëm një shembull: bashkësia ndërkombëtare dhe të gjithë së bashku u munduam dy vite që t’i punësojmë 430 policë shqiptarë, ndërsa qeveria aktuale me një vendim, punësoi 600 luanë-policë maqedonas, të cilët në mënyrë automatike e abrohguan rritjen e përqindjes së shqiptarëve.

Zëri i Amerikës: Zoti Thaçi, mendimi i partisë suaj është kritikuar pothuajse nga të gjithë, si mund t’i bindni ju kritikët se në marrjen e këtij vendimi ju jeni nisur nga mbështetja, ose mbrojtja e interesave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe jo nga interesat e ngushta partiake, pasi partia juaj humbi në zgjedhjet e fundit parlamentare, ose nga interesa ekonomike, siç është krimi i organizuar, për të cilin ju akuzojnë ju kritikët.

Mendu Thaçi: Përsa i përket krimit të organizuar, besoj se kohët e fundit u zbulua se kush janë ata që e bëjnë krimin e organizuar, duke filluar nga zbulimi i klanit të Zenunit dhe lidhjet që ata kanë patur në Maqedoni. Ndërsa, në aspketin tjetër, të veprimit të mëtejshëm të partisë, edhe më tutje ne mendojmë se Partia Demokartike Shqiptare do të duhet të vazhdojë rrugën politike në bazë të programit dhe të platformës që ka, ndërsa për ata të cilët kritikojnë, sidomos për shqiptarët, disa analistë, unë ju them se është shumë kollaj ta mbash të ashtuquajturin ”mesin e artë”, por duhet folur për problemet reale dhe për mos-gadishmërinë e maqedonasve që të krijojnë shtetin e përbashkët me shqiptarët e jo për nebuloza të ndryshme.

XS
SM
MD
LG