Lidhje

Presidenti Bush do të shpallë së shpejti përfundimin e luftës në Iraq - 2003-04-26


Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se Presidenti Bush do të shpallë së shpejti përfundimin e luftimeve në Irak.

Zyrtarët amerikanë thonë se Zoti Bush do ta bëjë këtë njoftim që javën e ardhëshme në një fjalim ku do të parashtrojë planet e tij për rindërtimin e këtij vendi të shkatërruar nga lufta. Këshilltarët e Presidentit thonë se fjalimi nuk është shkruar ende pasi presidenti po pret raportin e komandantit të operacioneve në Irak, gjeneralit, Tommy Franks, për përfundimin e luftimeve.

Zyrtarët amerikanë thonë se ndoshta presidenti do ta mbajë fjalimin të enjten kur të vizitojë një aeroplanmbajtëse që po kthehet nga lufta. Është fjala për aeroplanmbajtësen, U-S-S Abraham Lincoln që do të lundrojë drejt San Diegos në Kaliforni në rrugën e saj të kthimit nga Gjiri Persik.

ekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld u nis nga Washingtoni për një udhëqim në rajonin e Gjirit Persik.

Hollësitë e udhëtimit të sekretarit Rumsfeld nuk u dhanë për arsye sigurimi. Por sekretari i mbrojtjes pritet të vizitojë disa vende për të falenderuar udhëheqësit rajonalë për mbështet në luftën e Irakut dhe për të diskutuar mbi dislokimin e ushtrisë amerikane në të ardhmen në rajon.

Zyrtarët në Afganistan thanë më parë se sekretari i mbrojtjes Rumsfeld do të vizitojë Kabulin nesër për tu takuar me presidentin afgan, Hamid Karzai.

//ze//

XS
SM
MD
LG