Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Rumsfeld, shkon në Gjirin Perisik - 2003-04-27


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld la të kuptohet se trupat amerikane do të qendrojnë në Irak dhe në Afganistan deri sa në këto vende të vendosen qeveri të qendrueshme e demokratike. Zoti Rumsfeld po shkon në Gjirin Perisik për t’u takuar me udhëheqësit dhe komandantët amerikanë. Gjatë udhëtimit, të tij zoti Rumsfeld tha se forcat amerikane do të qendrojnë në Irak dhe në Afganistan për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar.

Ai tha gjithashtu se qëllimi është të ndihmohen këto vende në periudhën e kalimit nga sistemet autoritare në ato demokratike. Sekretari Rumsfeld hodhi poshtë komentet se Uashingtoni do që të ketë baza të përherëshme në Irak. Por ai tha se misioni që kemi përpara do të jetë i rrezikshëm, i vështirë dhe do të dojë kohën e vet për të përfunduar.

Mbërritja e zotit Rumsfeld në rajonin e Gjirit u vonua në Irlandë për shkak të një problemi mekanik të aeroplanit të tij. Ai tha dje se do të takohet në Kabul me Presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai. Hollësi të tjera për udhëtimin e tij nuk u dhanë për arsye sigurimi.

Gjatë qendrimit në Afganistan, zoti Rumsfeld tha se do të diskutojë shpalljen e përfundimt të të gjitha operacioneve kryesore të luftimit. Ai tha se kjo do të inkurajonte organizatat e ndihmave dhe ekipet e rindërtimit që të vendosen në shumë pjesë të vendit.

Zoti Rumsfeld tha gjithashtu se Uashingtoni ka shumë variante të reja për Gjirin Persik tani që lufta në Irak ka përfunduar. Ai tha se në bisedimet e tij me aleatët e Gjirit do të përfshihen bashkërendimet, partneritetet dhe bashkëpunimi i ri i mundëshëm.//ic//

XS
SM
MD
LG