Lidhje

314 veta kanë vdekur nga SARS-i dhe gati 5 mijë të tjerë janë prekur prej tij - 2003-04-27


Taivani njoftoi për një karantinë të detyruar për të gjithë personat, që hyjnë nga vende të goditura rëndë nga Sindroma e Rëndë Akute e Rrugëve të Frymëmarrjes, ose Sarsi.

Duke filluar nga sot, çdo njeri që mbrrin në Taivan nga Kina, Hong Kongu, Singapori ose Kanadaja do të qëndrojë në karantinë për 10 ditë. Banorët taivanezë, që kthehen nga këto vende mund të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre.

Taivani njoftoi sot për vdekjen e parë nga Sindroma e Rëndë Akute e Rrugëve të Frymëmarrjes. Kina njoftoi për 9 vdekje të tjera nga Sarsi dhe 161 infeksione të reja. Hong Kongu njoftoi për 12 të vdekur të tjerë dhe 16 infeksione të reja. Dy vdekje të tjera u njoftua sot në Singapor.

Vdekjet e fundit e çojnë në 314 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga Sarsi në botë. Sëmundja me simptomat e Pneumonisë është përqëndruar kryesisht në Azi dhe sëmundja mendohet të jetë shfaqur fillimisht në Kinë nga fundi i vitit të kaluar. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se gati 5 mijë veta janë prekur nga kjo sëmundje në të gjithë botën.

Qeveria kineze dha urdhër për mbylljen e të gjitha sallave të veprimtarive artistike dhe bibliotekave në kryeqytetin e vendit, Pekin, në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes virusale aziatike, Sars. Rregulli i ri përfshin sallat e vallzimit, kafenetë e internetit kinematë dhe teatrot.

Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua bëri të ditur se presidenti Bush bisedoi dje vonë në telefon me presidentin Hu Jintao dhe i ofroi ndihmën amerikane në përpjekjet e Kinës për të luftuar përhapjen e Sarsit.

//ze//

XS
SM
MD
LG