Lidhje

Serbi: ngrihen akuza kundër 45 të dyshuarve për vrasjen e kryeministrit Xhinxhit - 2003-04-29


Policia serbe ngriti akuza kundër 45 personave në lidhje me vrasjen muajin e kaluar të kryeministrit të Serbisë Zoran Xhinxhiç. Ministri i Brendshëm, Dushan Mihajlloviç thotë se personat e akuzuar përfshijnë udhëheqësin ultra nacionalist, Vojisllav Sheshel dhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të ish Presidentit Vojisllav Koshtunica.

Zoti Mihajlloviç akuzoi grupin e fuqishëm të krimit të organizuar, të ashtuquajturin Klan i Zemunit, se e kreu vrasjen me synimin për të rrëzuar qeverinë reformiste të zotit Xhinxhiç dhe për të kthyer në pushtet nacionalistët serbë. Ministri tha se ndaj zotit Sheshel, udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, është ngritur akuza për nxitje të atentatit ndaj zotit Xhinxhiç.

//rd//

XS
SM
MD
LG