Lidhje

Irak: plagosen 7 ushtarë amerikanë - 2003-05-01


Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se persona të paidentifikuar irakianë hodhën granada në një pikë ushtarake në qytetin Falluxha, duke plagosur 7 ushtarë.

Trupat hapën zjarr ndaj dy personave që u larguan, por besohet se asnjë prej tyre nuk u qëllua. Tensionet në këtë qytet rreth 50 kilometra larg Bagdatit, kanë qënë të larta pas dy incidenteve këtë javë.

Banorët thonë se të paktën 15 vetë u vranë kur trupat amerikane hapën zjarr ndaj protestuesve. Ushtria amerikane thotë se trupat u detyruan të hapnin zjarr pasi u qëlluan më parë nga demonstruesit.//kk//

XS
SM
MD
LG