Lidhje

2 zyrtarë të tjetë irakian në duart e forcave të koalicionit - 2003-05-02


Ushtria amerikane njofton se edhe 2 zyrtarë irakianë nga lista e 55 zyrtarëve më të kërkuar të ish regjimit irakian ndodhen tani në duart e forcave të koalicionit.

Sot në një deklaratë të Komandës Qëndrore Amerikane thuhej se drejtori i Zyrës irakiane të Industrializimit Ushtarak si dhe një prej nën-presidentëve janë ndaluar nga forcat e koalicionit. Nuk u dhanë hollësi se si u ndaluan 2 personat në fjalë.

Ndërkaq, policia irakiane në qytetin Najaf arrestoi 2 persona të dyshuar për vrasjen e një kleriku të lartë mysliman shiit, muajin e kaluar. Zyrtarë nga forca vullnetare policore e qytetit thanë se të dyshuarit ishin mes një grupi burrash, që u përleshën me policinë sot përjashta tempullit Amam Ali.

//rd//

XS
SM
MD
LG