Lidhje

Karta e Adriatikut - 2003-05-02


KARTA E ADRIATIKUT

Karta e Adriatikut, një iniciativë në frymën e Kartës Sh.B.A.-Baltik të vitit 1998, iu propozua Presidentit Bush, së bashku nga Presidentët e Shqipërisë, Kroacisë, dhe Maqedonisë në Samitin e NATO-s së Pragës në Nëntor 2002. Presidenti Bush e mirëpriti iniciativën e Adriatikut si një kontribut të fortë drejt vizionit të tij të një Europe të tërë, të lirë dhe në paqe. Shqipëria, Kroacia, dhe Maqedonia e hartuan Kartën së bashku. Sekretari i Shtetit Colin Powell do të firmosë Kartën së bashku me kolegët e tij, Ministrin e Jashtëm Meta, Mitreva, dhe Picula, në Tiranë, Shqipëri, më 2 maj 2003.

Karta:

 Vazhdon në rrugën e arritjeve të Samitit të NATO të Pragës duke përforcuar mbështetjen e vazhdueshme të Sh.B.A për “Dyert e Hapura” të Aleancës, duke nënvizuar qëllimin e integrimit të plotë të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në NATO dhe institucionet Euro-Atlantike.

 Nënvizon përkushtimin e Shqipërisë, Kroacisë, dhe Maqedonisë për forcimin e përpjekjeve të tyre individuale dhe të përbashkëta për intensifikimin dhe përshpejtimin e reformave të brendshme të cilat do të rrisin sigurinë, begatinë dhe stabilitetin e rajonit.

 Vë në dukje arritjet e jashtëzakonshme të bëra nga Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia në rrugën e integrimit Euro-Atlantik, përcakton fushat e fokusit të vazhdueshëm, dhe rikonfirmon synimin e Shteteve të Bashkuara për vazhdimin e ndihmës ndaj këtyre vendeve në zbatimin e reformave të nevojshme. Vë në dukje gjithashtu se çdo vend aspirant do të gjykohet individualisht sipas përparimeve që bën drejt përmbushjes së standarteve për anëtarësim në organet Euro-Atlantike.

 Riafirmon pjesën e përkushtimin politik të çdo pale për forcimin e institucioneve demokratike, shoqërisë civile, shtetit të së drejtës, ekonomisë së tregut, dhe ushtrive sipas standarteve të NATO-s; për të luftuar korrupsionin dhe krimin; dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare për të gjithë individët në Shqipëri, Kroaci, Maqedoni dhe vendet e tjera të Europës Juglindore.

 Vë theksin në bashkëpunimin e ngushtë rajonal dypalësh dhe shumëpalësh në fushën politike, atë të mbrojtjes dhe ekonomike midis partnerëve, dhe fqinjëve të tyre, në të mirë të të gjitha vendeve të Europës Juglindore duke rritur stabilitetin dhe duke përshpejtuar integrimin e rajonit në institucionet Europiane dhe ndëratlantike.

 Parashikon ngritjen e Komisionit të Partneritetit, në një nivel të lartë të përshtatshëm përfaqësimi, që do të mblidhet dy herë në vit apo sipas nevojës më shpesh, për të shqyrtuar përparimin e bërë drejt arritjes së objektivave të Kartës. (Mbledhja e parë e Komisionit të Partneritetit nuk është caktuar ende.)

//rd//

XS
SM
MD
LG