Lidhje

Powell: Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Shqipërinë për t'u integruar - 2003-05-02


Fakti që ne jemi këtu në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, tregon sa shumë Shqipëria dhe Evropa Juglindore kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit.

Dikur Shqipëria ishte sinonim i izolimit, një vend dhe popull i shkëputur nga pjesa tjetër e Evropës. Sot ne takohemi në një qytet që po hapet ndaj botës. Tirana është me të vërtet qyteti i përshtatshëm nga i cili mund ta hedhim vështrimin nga rruga që kemi përpara. Kjo është rruga Euro-Atlantike. Vitin e kaluar, në takimin e nivelit të lartë të Natos në Pragë, Presidenti Bush riafirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për marrëdhënie të forta me një Evropë që është e pandarë, e lirë dhe në paqe si dhe e lidhur me Shtetet e Bashkuara.

Kur ofroi mbështetjen e Amerikës për zgjerimin e mëtejshëm të Natos, Presidenti Bush e bëri të qartë se Evropa, sipas vizionit të tij, nuk mbaron në Dravë ose në Danub por ngërthen të gjithë popujt e kontinentit duke përfshirë edhe ata të Evropës Juglindore. Siç theksoi presidenti, çdo demokraci evropiane që kërkon anëtarësim në Nato dhe është e gatshme të marrë mbi vete përgjegjësitë që kërkon Natoja, duhet të jetë e mirëseardhur në Aleancën tonë.

Në këtë frymë ne përshëndesim ngrohtësisht nismën e filluar sot nga partnerët tanë këtu për hartimin e Kartës së Adriatikut.

Kjo Kartë do tu shërbejë atyre si një rrugë drejt integrimit euro-atlantik dhe si një udhërrëfyes në përpjekjet tona të përbashkëta për ti ndihmuarf ata të arrijnë aspiratat e tyre. Karta riafirmon përkushtimin e partnerëve tanë për të punuar individualisht, me njëri-tjetrin dhe me fqinjët e tyre për të ndërtuar një rajon me demokraci të forta, që vihen në lëvizje nga ekonomi të tregut të lirë. Ajo nënvizon rëndësinë që ne i vemë integrimitg të tyre të plotë në të ardhmen në Nato dhe në institucionet e tjera evropiane. Ajo që është më e rëndësishmja, Karta premton forcimin e marrëdhënieve që i lidhin popujt e rajonit me Shtetet e Bashkuara, me njëri-tjetrin, dhe me një të ardhme të përbashkët në familjern euro-atlantike. Karta pranon gjithashtu se vendet tona partnere përballen me një punë të vështirë ndërkohë që ato do të përpiqen për tua përshtatur institucionet e tyre politike, ushtarake dhe ekonomike standardeve të caktuara, jo vetëm atyre që kërkohen nga Natoja, por çështë më e rëndësishmja, atyre standardeve që meritojnë qytetarët e këtyre vendeve. Karta riafirmon premtimet solemne të partnerëve tanë për të vazhduar forcimin e institucioneve të tyre demokratike dhe për të tharë kënetën e korrupsionit që pengon popujt e rajonit për të realizuar ëndrrat e tyre. Ajo u kërkon atyre të mbajnë lart shtetin juridik, stadardet e drejtësisë dhe të dinjitetit për të gjithë.

Unë kam besim se fryma e bashkëpunimit që krijoi Kartën e Adriatikut do të përshpejtojë reformat e partnerëve tanë dhe integrimin e rajonit në institucionet euro-atlantike.

Me firmën që po vë sot në këtë Kartë, unë konfirmoj se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë ç'është e mundur për të ndihmuar popujt e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për të arritur potencialin e tyre dhe së bashku të çojnë deri në fund rrugën e tyre historike për tu kthyer përsëri në zemër të Evropës.

//rd//

XS
SM
MD
LG