Lidhje

Shtetet e Bashkuara përkrahin disa elemente të propozimit Thaçi - 2003-05-02


Shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë, Reno Harnish, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara përkrahin disa elemente të propozimit të kreytarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi për një moratorium mbi zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës.

Zoti Harnish tha sot në Prishtinë se Uashingtoni përkrah thirrjet për ndërprerjen e diskutimeve mbi statusin përfundimtar dhe për përqëndrimin e vëmendjes në zbatimin e Rezolutës 1244 dhe në përmirësimin e qeverisjes së vendit. Ai tha se përparësia kryesore amerikane për Kosovën është që brenda këtij viti UNMIK-u t’i transferojë të gjitha kompetencat jo të rezervuara tek institucionet e përkohshme veteqeverisese.

Zoti Harnish u bëri thirrje udhëheqësve dhe popullit të Kosovës që t’i shtojnë përpjekjet e tyre për zbatimin e plotë të tetë standardeve të shpallura nga UNMIK-u. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me udhëheqësit e Kosovës për krijimin e kushteve të volitshme që do të mundësonin kthimin e pjesëtarëve të pakicave që u larguan nga Kosova pas luftës.

//rd//

XS
SM
MD
LG