Lidhje

Papa Gjon Pali mbërrin në Spanjë - 2003-05-03


Papa Gjon Pali i Dytë ndodhet në Madrid ku do të shpallë pesë shenjtorë të rinj të kishës katolike gjatë vizitës së tij dyditore. Sapo mbërriti të shtunën në kryeqytetin e Spanjës, papa bëri thirrje për paqe botërore dhe unitet në Evropë, në fjalën e tij të shkurtër të hapjes.

Ati i Shenjtë u prit nga mbreti Juan Carlos, Mbretëresha Sofia dhe mijëra vetë. Rreth 1 milion njerëz pritet të marrin pjesë në një meshë, që do të mbahet nesër jashtë në sheshin qendror të Madridit, Colon, ku Papa Gjon Pali i Dytë do të kryejë ceremoninë e shenjtërimit të pesë priftërinjve dhe murgeshave spanjolle të shekullit të njëzetë.

Sot, papa pritet të mbajë një takim lutjesh me të rinjtë dhe të zhvillojë bisedime me kryeministrin Jose Maria Aznar dhe udhëheqës të tjerë politikë dhe fetarë.//kk//

XS
SM
MD
LG