Lidhje

Zbulohet një komplot i al-Qaidës - 2003-05-03


Autoritetet amerikane thonë se kanë zbuluar një komplot të al-Qaidës për të përplasur një aeroplan të vogël të mbushur me lëndë eksplozive në konsullatën amerikane në Karaçi të Pakistanit.

Paralajmërimi i Departamentit të Sigurimit Kombëtar pason arrestimin e 6 personave të dyshuar si anëtarë të al-Qaidës në fillim të kësaj jave të akuzuar për planifikimin e sulmeve terroriste në Karaçi. Departamenti i Sigurimit kombëtar bën të ditur gjithashtu në paralajmërimin e tij se pilotët amerikanë dhe administratorët e aeroporteve janë informuar se al-Qaida mund të përpiqet të përdorë aeroplanë të vegjël për të goditur objekte në Shtetet e Bashkuara.

Pilotët dhe manaxherët e aeroporteve janë udhëzuar që të jenë tepër të vemendshëm ndaj aeroplanëve të vegjël të cilëve u janë bërë modifikime të pazakonta ose ndaj njerëzve që ngarkojnë mallra jo të zakonshme në aeroplanë të vegjël.//ic//

XS
SM
MD
LG