Lidhje

Irakianë të armatosur tentojnë  të vrasin klerikë shiitë - 2003-05-03


Irakianë të armatosur kanë qëlluar me armë automatike dhe kanë hedhur granata pranë objektit fetar të myslimanëve shiitë në qytetin Naxhaf në një tjetër përpjekje për të vrarë klerikë shiitë. Një klerik dhe një fermer u plagosën në sulmin e djeshëm.

Policë në Naxhaf, të emëruar nga Shtetet e Bashkuara, arrestuan dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e një kleriku muajin e kaluar. Thuhet se klerikët janë objekt i sulmeve të anëtarëve të partisë Baath të udhëheqësit të rrëzuar Saddam Hussein, të cilët tani veprojnë në ilegalitet.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld paralajmëroi se në Irak do të vazhdojnë problemet e sigurisë. Por ndërkohë që luftimet kanë përfunduar në pjesën më të madhe, ai tha se forcat e koalicionit po përqëndrohen në përpjekjet për të stabilizuar vendin.//ic//

XS
SM
MD
LG