Lidhje

Papa shenjtëron 5 figura të tjera të Kishës Katolike - 2003-05-04


Papa Gjon Pali i Dytë shenjtëroi në Madrid edhe 5 udhëheqës të Kishës Katolike. Papa 82 vjeçar kryesoi ceremoninë gjatë një meshe përjashta të djelën në Sheshin Kolon të kryeqytetit spanjoll, ku morën pjesë rreth 1 milion besimtarë. Shenjtorët e rinj ishin të gjithë priftërinj dhe murgesha spanjolle, që jetuan në shekullin e 20-të dhe janë të njohur për punën e tyre me të varfërit. Gjatë shërbimit të tij, Papa Gjon Pali i Dytë ka shenjtëruar gjithsejt 469 shenjtorë, më shumë se çdo Papë tjetër në histori. Mbrëmë Papa u bëri thirje 600 mijë të rinjve spanjollë të bëhen “artizanë të paqes” e t’i kundërvihen rrethit vicioz të dhunës dhe terrorizmit, i cili, siç u shpreh ai, është përhapur në të gjithë botën. Kur Papa arriti të shtunën për vizitën e tij dy-ditëshe, bëri thirje për paqe botërore dhe nxiti Spanjën të përdorë traditën e saj katolike për të ndërtuar një Evropë të re. Mbreti Huan Karlos falenderoi Papën për dënimin e terrorizmit që ka si objekt popullin e Spanjës. //az//

XS
SM
MD
LG