Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes, Rumsfeld: lufta në Irak i ka dërguar një mesazh të fuqishëm vendeve të tjera - 2003-05-04


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se lufta në Irak i ka dërguar një mesazh të fuqishëm vendeve të tjera që të mos përpiqen të zotërojnë armë të shkatërrimit në masë apo të mbështesin terrorizmin.

Sekretari Rumsfeld tha të djelën për rrjetin televiziv Fox se lufta në Irak mund të bëhet shkak për ndryshimin e qendrimeve të vendeve që përpiqen të zotërojnë armë të shkatërrimit në masë apo që mbështesin terroristët.

Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld shprehu besimin se forcat e koalicionit në Irak do të gjejnë eventualisht udhëheqësin e përmbysur, Sadam Husein, dhe prova të armëve kimike dhe biologjike. Ai shtoi se pret që këto armë të gjenden, kur zyrtarë të nivelit më të ulët të japin informacione se ku janë fshehur ato.

Përsa i përket Koresë së Veriut, zoti Rumsfeld tha se Shteteve të Bashkuara u duhet të presin për të parë se çfarë kursi do të ndërmarrë ky vend lidhur me mosmarrëveshjen mbi programin e tij bërthamor.

Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, i tha rrjetit televiziv NBC se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfillin shantazhin ose kërcënimin e Koresë së Veriut. Sekretari Powell tha se Phenjani nuk ka nxjerrë asgjë nga deklaratat luftëdashëse dhe pretendimi se ka armë bërthamore. Ai shtoi se Washingtoni ”nuk do t’i përgjigjet damarit të keq” të Koresë së Veriut. //az//

XS
SM
MD
LG