Lidhje

Kryeministri israelit Sharon mund të takohet brënda pak ditësh me kryeministrin palestinez Abbaz - 2003-05-04


Mjetet izraelite të informimit njoftojnë se kryeministri Ariel Sharon, mund të takohet së shpejti me kryeministrin palestinez, Mahmud Abbaz.

Sipas njoftimeve, burime të qeverisë izraelite kanë thënë se bisedimet ka të ngjarë të zhvillohen pasi sekretari amerikan i Shtetit të vizitojë rajonin këtë javë.

Në përgatitje të vizitës së sekretarit Powell, i dërguari amerikan në Lindjen e Mesme, William Burns, u takua me zyrtarët izraelitë dje për të diskutuar planin ndërkombëtar të paqes, i cili parashikon përfundimin e konfliktit izraelito-palestinez deri në vitin 2005.

Zoti Burns tha se vënia në jetë e këtij plani do të kërkojë marrjen e masave nga të dy palët, duke përfshirë rigjallërimin e përpjekjeve palestineze kundër terrorizmit.

Në një zhvillim tjetër, udhëheqësi i partisë Laburiste të Izraelit, Amram Mitzna, njoftoi dje se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të partisë. Ky vendim pason humbjen e rëndë të Partia laburiste ndaj partisë Likud të kryeministrit Sharon në zgjedhjet e janarit.//ic//

XS
SM
MD
LG