Lidhje

Veprimet e armatosura në shkallë të gjerë në Irak kanë përfunduar - 2003-05-05


Në Irak, veprimet e armatosura në shkallë të gjerë kane marrë fund. Tani, tha Presidenti Bush, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po merret me sigurimin dhe rindertimin e vendit. Presidenti tha se në imazhin e statujave të rrëzuara, ne kemi parë mbërritjen e një kohe të re...Në imazhet e festimeve të irakianëve ne kemi vënë re thirrjet për liri njerzore. Dekada gënjeshtrash dhe kërcënimesh nuk arritën të detyrojnë popullin irakian që të duan shtypësit e tyre apo skllavërimin e vetvetes. Kudo që arrin kjo liri, njerzimi feston; dhe kudo që kjo liri fillon të ndihet, i bën tiranët të frikësohen.

Rendi po vendoset edhe në ato pjesë të Irakut që mbeten ende të rrezikshme. Udhëheqës të regjimit të Sadam Huseinit, po ndiqen dhe do të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Presidenti Bush tha se koalicioni do t’u qendrojë në krah udhëheqësve të rinj të Irakut ndërkohë që ata do të ngrejnë një qeveri të popullit irakian, nga populli irakian dhe për popullin irakian. Kalimi nga diktatura në demokraci kërkon kohë, por ja vlen të përpiqesh. Koalicioni ynë do të qëndrojë deri sa ta kryejmë detyrën tonë. Pastaj ne do të largohemi dhe do të lëmë pas një Irak të lirë, tha presidenti Bush.

Çlirimi i Irakut është një hap i rëndësishëm përpara në luftën globale kundër terrorizmit. Siç tha Presidenti Bush, koalicioni e ka rrëzuar një aleat të al-Qaidës dhe ka prerë mbështetjen financiare për terrorizmin. Një gjë është e sigurt,tha presidenti Bush, asnjë grup terrorist nuk do të furnizohet me armë të shkatërrimit në masë nga regjimi irakian, sepse regjimi i Sadam Huseinit nuk egziston më, tha Presidenti.

Çdokush që përkrah terroristët është po aq fajtor sa vetë ata. Lufta kundër regjimit irakian të Sadam Huseinit e bën të qartë, sikurse e tha edhe Presidenti Bush, se çdo diktaturë qe ka lidhje me grupet terroriste dhe përpiqet të prodhojë apo zotërojë armë të shkatërrimit në masë është një rrezik vdekjeprures per botën e civilizuar - dhe nuk do të mbetet pa kundërpërgjigje. *kh*

XS
SM
MD
LG