Lidhje

I dërguari amerikan takohet me kryeministrin palestinez - 2003-05-05


I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, William Burns, i tha kryeministrit palestinez, Mahmud Abbaz, se krijimi i një shteti palestinez është një përparësi kryesore për Shtetet e Bashkuara.

Zoti Burns i bëri këto komente gjatë bisedimeve të djeshme lidhur me planin e paqes me Izraelin, që u publikua javën e kaluar.

Takimi i zhvilluar në Ramallah të Bregut Perëndimor u mbajt një ditë pasi zoti Burns diskutoi mbi planin e paqes me zyrtarë izraelitë, duke përfshirë edhe kryeministrin Ariel Sharon.

I dërguari amerikan tha se palestinezët duhet të luftojnë terrorizmin dhe izraelitët duhet t’i japë fund procesit të ndërtimit të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor e në Rripin e Gazës në se të dyja palpt duan që kauza e paqes të ecë përpara.

Pas rënies së natës mbrëmë, zyrtarë izraelitë të shëndetsisë njoftuan se nga të shtënat e armëve të palestinezëve në Bregun Perëndimor një kolon izrtaelit u vra dhe vajza e tij u plagos.

Bisedimet e zotit Burns synojnë të përgatisin terrenin për vizitën që Sekretari i Shtetit, Kolin Pauëll, do të bëjë në rajon nga fundi i javës.

Plani ndërkombëtar i paqes parashikon hapat që izraelitët dhe palestinezët duhet të marrin për zgjidhjen e konfliktit të tyre të gjatë. Plani parashikon krijimin e një shteti palestinez deri në vitin 2005, që do të ekzistonte krah për krah Izraelit.

//ze//

XS
SM
MD
LG