Lidhje

SHBA: stuhitë e fuqishme po zhvendosen drejt lindjes - 2003-05-06


Metereologët thonë se sistemi i stuhive që shkaktoi uraganë vdekjeprurës të së dielës në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara, po zhvendoset drejt lindjes, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja.

Është konfirmuar vdekja e të paktën 37 personave, si pasojë e uraganëve, ndërsa shumë të tjerë u plagosën, ose mbetën pa strehim nga erërat e furishme, shirat e dendur dhe breshëri i fortë.

Metereologët thonë se banorët e Alabamës, Xhorxhës, jugut të Ohajos dhe Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut mund të goditen së shpejti nga moti i keq. Presidenti Bush ka premtuar ndihmë federale për zonat e prekura.//kk//

XS
SM
MD
LG