Lidhje

Lufta kundër terrorizmit në Azi - 2003-05-06


Lufta kundër terrorizmit është globale. Në nëntor të vitit të kaluar, 10 vendet anëtare të ASEAN-it, Shoqatës së vendeve të Azisë Jug-Lindore, përforcuan vendosmerinë e tyre në luftën kundër terrorizmit. Që nga ajo kohë, vendet anëtare të kësaj shoqate kanë shtuar kontrollet financiare, kanë përmirësuar kontrollin kufitar dhe kanë forcuar mbrojtjen e rrugëve tregtare. Dhe siç tha Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauëll ”Vendet që dikur ngurronin të shkëmbenin informacion zbulimi, tani janë mes përkrahësve më të mëdhenjt; kësaj praktike.”

”Malajzia, Singapori dhe Indonezia kanë shkatrruar celulat terroriste. Kina ka bashkëpunuar me ne në mënyrë dy palëshe dhe si anëtare e përhershme Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në përpjekjet për miratimin e rezolutave të domosdoshme për zbatimin e vullnetit ndërkombëtar përsa i përket terrorizmit, përfshirë rezoluten historike 1373, e cila përbën themelin për të gjitha ato që bëjmë.”

Sekretari Pauëll tha se autoritetet në Indonezi kanë arrestuar shumë prej terroristëve përgjegjës për shpërthimin në ishullin turistik Bali, në tetori të vitit të kaluar.

”Të gjitha vendet anëtare të ASEAN-it si dhe vende të tjera janë të bashkuara në kërkesën që Kombet e Bashkuara ta përfshijnë organizatën Xhemah Islamijeh në listën e saj të organizatave terroriste. Edhe ndërkohë që ne po bashkëpunojmë në mënyrë rdypalëshe me vendet e këtij rajoni, ne po bëjmë ç’është e mundur për t’u dhënë shtytje forumeve rajonale dhe po ndihmojmë që këto forume t’i përqendrojnë përpjekjet kundër terrorizmit dhe sfida të tjera ndërkombëtare.”

Grupi Xhemah Islamijeh është një organizatë ekstremiste muslimane që është vërtetuar se ka lidhje me rrjetin al-Kaida. Duke shkatrruar organizatën Xhemah Islamijeh dhe grupe të tjera terroriste, vendet e Azisë po e bëjnë rajonin një zonë më të sigurt për qytetarët e tyre.

XS
SM
MD
LG