Lidhje

Kryeministri izraelit Sharon shpreh gatishmërinë për t’u takuar me kryeministrin e ri palestinez Abas - 2003-05-07


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, shprehu gatishmërinë për t’u takuar me kryeministrin e ri palestinez, Mahmud Abas.

Kryeministri Sharon i tha Radio Izraelit se do të takohej me kënaqësi me zotin Abbaz, por shtoi se palestinezët duhet të heqin dorë nga e drejta për kthimin e të gjithë refugjatëve në Izrael, në mënyrë që procesi i paqes të ecë përpara.

Zyra e kryeministrit Sharon tha se takimi mund të mbahet që javën e ardhshme, pas vizitës në rajon të Sekretarit amerikan të Shtetit, Kolin Pauëll.

Ndërkaq, udhëheqësi shpirtëror i grupit ekstremist Hamas, Sheiku Ahmed Yassin, i tha agjencisë franceze të lajmeve se zoti Abbaz po ndjek një politikë të përuljes ndaj Izraelit.

Por zoti Abbaz tha për rrjetin televiziv palestinez se qeveria e tij po përçëndrohet në përpjekjet për të përmirësuar jetën e popullit palestinez. Ai theksoi se ka 3 përparësi: shtimin e masave të sigurimit, përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe situatën ekonomike për palestinezët.

Po dje, Izraeli filloi festimet me rastin e Ditës së Pavarësisë së tij. Një mbyllje e plotë e territoreve palestineze është në fuqi deri sa festimet të përfundojnë më vonë gjatë ditës së sotme.

//ze//

//ze//

XS
SM
MD
LG