Lidhje

Hetuesit: Aksidenti i Columbias nga dëmtimi i pllakave termike - 2003-05-07


Hetuesit e aksidentit kanë arritur në përfundimin se anija hapësinore për vajtje-ardhje Columbia u shkatërrua nga dëmtimi në pllakat për mbrojtje nga nxehtësia në krahun e majtë të saj.

Kryetari i një komisioni të pavarur që po zhvillon hetime mbi fatkeqësinë, tha dje se mbetet të vërtetohet që dëmtimi ka ndodhur gjatë ngritjes së Columbias nga Toka, kur një pjesë e lëndës izoluese u shkëput nga serbatori i jashtëm i anijes dhe goditi krahun.

Në një konferencë shtypi, Harold Gehman, tha se e çara bëri të mundur që në krah të futej ajër i tej-nxehur në kohën që Columbia hynte në atmosferën e Tokës më 1 shkurt duke i dhënë kështu shkas një zinxhiri avarish që përfunduan me shkatërrimin e anijes për vajtje-ardhje dhe vdekjen e 7 astronautëve. //ze//

XS
SM
MD
LG