Lidhje

Në Kongresin amerikan vazhdon debati rreth propozimit të Presidenti Bush për paksimin e  taksave - 2003-05-07


Në kongresin amerikan po vazhdon debati rreth planit të Presidentit Bush për të nxitur zhvillimin ekonomik. Demokratët kanë paraqitur disa propozime aletrnative që sipas tyre do të bëjnë më shumë se sa plani i presidentit dhe variantet e republikanëve në Kongres për të krijuar vende të reja pune përmes paksimit të taksave dhe njëkohësisht, sipas demokratëve, plani i tyre nuk do të thellonte deficitin buxhetor. Më gjerësisht mbi këtë çështje korrespodnenti ynë, Dan Robinson njofton nga Kongresi. Në konferenca të veçanta shtypi, republikanët dhe demokratët u përpoqën të shfrytëzonin momentin mbi çështjen e taksave.

Demokratët theksuan përseri statistikat e humbjeve të vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara si provë se propozimet e Presidentit Bush për shkurtimin e taksave, një ndër përparësitë e tij kryesore në politikën e mbrendshme, do të krijonin probleme afat-gjata për ekonominë e vendit. Senatori Tom Daschle theksoi një propozim të demokratëve që sipas tij do t’u paksonte taksat amerikanëve të zakonshëm dhe do të bënte më tepër për të ndihmuar bizneset e vogla që po ballafoqohen me probleme fiannciare.

”Plani ynë tha senatori Daschle,e vë përseri Amerikën në gjendje të mirë financiare. Ai nxit ekonominë 3 herë më shumë, këtë vit, gjatë të cilit kemi më shumë nevojë, dhe e bën këtë me një kosto shumë më të vogël se plani republikan. Dhe në të njëjten kohë nuk krijon angazhime të reja të përhershme që do ta keqësonin gjendjen tonë ekonomike.” Pak para komenteve të zotit Daschle, Presidenti Bush në një fjalim para Dhomës së Tregtisë prapë i bëri thirrje kongresit që të miratojë shkurtimin e thellë të taksave. Ndërsa në kongres, përkrahësit e Presidentit Bush u bënë thirrje ligjvenësve ta mbështesin planin e presidenit.Dhe u futën në sallën e senatit për të ndjekur debatet mbi taksat. Duke iu drejtuar atyre Senatori republikan Don Nickles tha:

”I kam parë pankartat tuaja në të cilat thuhet se ”Amerikanët kërkojnë vende të reja pune dhe rritje ekonomike. Kjo është pikërisht ajo që edhe ne po kërkojmë. Ne dëshirojmë të krijojmë vende të reja pune dhe rritje ekonomike. Ne po kërkojmë të krijojmë mundësi më të mira për të gjithë amerikanët. Demokratët kanë një formulë tjetër -- ata dëshirojnë ta rrisin qeverinë.” Shëpia e Bardhë vazhdimisht e ka pritur mirë planin e kryetarit të komisionit të senatit për çështje financiare që në variantin e senatit të përfshihet edhe një klauzolë e përkohshme e një versioni të modifikuar të propozimit të presidentit për elimin e taksave dividentëve që u paguajnë korporatat investitorëve.

Ndërkohë, zyrtarë të administratës u ballafaqua me pyetja të rrepta nga demokratët gjatë një sesioni të komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve ku republikanët mbronin propozimet e presidentit dhe të republikanëve duke i cilësuar këto plane si të rendësishme për rigjallërimin ekonomik.

Demokratët në senat kanë në plan të njoftojnë hollësitë e planit të tyre në fund të kësaj jave.

Në fillim Presidenti Bush propozoi një shkurtim të taksave prej 726 miliard dollarësh për të nxitur ekonominë, por i ndodhur përballë kundërshtimeve të Kongresit u detyrua ta ulte propozimin. Ky është propozimi i dytë i rëndësishëm i presidentit për shkuritme taksash brenda mandatit të tij të parë.

Presidenti Bush dëshiron që projekt-ligji përfundimtar që do t’i paraqitet atij për nënshkrim të përmbajë një shkurtim taksash prej të paktën 550 miliard dollarësh, nivel ky i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Në variantin e tij Senati është shprrhur për një shumë prej 350 miliard dollarësh. Të dy dhomat e Kongresit duhet të arrijnë tani një kompromis për të njejtën shumë, para se t’ia paraqesin planin presidentit për miratim përfundimtar. //ss//

XS
SM
MD
LG