Lidhje

Nën-sekretari amerikan i  Shtetit në Azinë Jugore - 2003-05-07


Nën-sekretari amerikan i Shtetit, Richard Armitage, u nis për në Azinë Jugore në përpjekje për të nxitur Pakistanin dhe Indinë që të vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe uljen e tensionit. Pritet që zoti Armitage të mbërrijë në Islamabad sot dhe të shtunën të udhëtojë për në Nju Delhi.

Vizita e tij pason njoftimin e djeshëm të kryeministrit pakistanez se qeveria e tij ka pranuar ofertën që India bëri javën e kaluar për rivendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike. Nju Delhi ende nuk i është përgjigjur deklaratës pakistaneze.

Mirëpo, sipas mjeteve indiane të informimit, zyrtarë të paidentifikuar thanë se deklarata pakistaneze nuk ishte e mjaftueshme, pasi në të nuk preket çështja e sulmeve terroriste përtej kufirit.//xh//

XS
SM
MD
LG