Lidhje

Presidenti Bush pret Kryeminsitrin e Spanjë Aznar - 2003-05-08


Presidenti Bush e ftoi Kryeministrin, Aznar, në Shtëpinë e Bardhë për ta falenderuar personalisht atë për mbështetjen në luftën me Irakun. Por ai e bëri të qartë se aleatëve u mbetet ende shumë punë për të bërë, si në Irak ashtu edhe në Kombet e Bashkuara.

Zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Spanja do të paraqesin një rezolutë në Këshillin e Sigurimit për heqjen e sanksioneve që iu vunë Irakut pas pushtimit të Kuvajtit nga Saddam Husseini në vitin 1990. Ai tha se sanksionet kishin si objektiv një regjim që nuk sundon më në Irak.

“... dhe asnjë vend me ndërgjegje të plotë nuk mund të mbështesë sanksionet që bëhen pengesë për realizimin e shpresave të popullit irakian”.

Franca dhe Russia kanë thënë se nuk do të heqin zyrtarisht sanksionet deri sa Kombet e Bashkuara të vërtetojnë se Iraku nuk ka armë të shkatërrimit në masë. Për më tepër zoti Bush tha se beson se atmosfera në Këshillin e Sigurimit ka ndryshuar dhe divergjencat e thella aq të dukshme në debatin e para-luftës janë zbutur.

“Të paktën, përshtypja e diplomatëve tonë në Kombet e Bashkuara është se atmosfera që ekzistonte para luftës ka ndryshuar”.

Edhe Kryeministri Aznar u shpreh pozitivisht. Ai tha se e diskutoi çështjen e sanksioneve të martën në Kombet e Bashkura me Sekretarin e Përgjithshëm, Kofi Annan. Duke folur me përkthyes, ai tha se ka ardhur koha që gjithkush t’i ndihmojë irakianët.

“Ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm dhe me shpresa të mëdha se populli irakian do të jetojë në liri”.

Bisedimet mes dy udhëheqësve u përqendruan kryesisht në rindërtimin e Irakut. Por në konferencën e tyre të përbashkët të shtypit, ata folën gjithashtu për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe për aspiratat e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.

Presidenti Bush shprehu me këtë rast keqardhjen për vrasjen e dy gazetarëve spanjollë kur forcat amerikane hapën zjarr ndaj një hoteli në Bagdad. Presidentit iu drejtua pyetja nëse ky incident rezultoi nga një

“Mendoj se ai ishte një vend i rrezikshëm. Besoj se askush nuk do të vriste qëllimisht ndonjë gazetar”.

Gjatë konferencës së shtypit të dy udhëheqësit u përqendruan në lidhjet e ngushta mes Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës. Por gjatë luftës, Kryeministri Aznar u ndodh para protestave në Spanjë. Presidenti Bush e vlerësoi atë për kurajon dhe theksoi se vetëm disa orë para takimit të tyre, Departamenti i Shtetit shpalli planet për të shtuar në listën e organizatave terroriste tri grupe nacionaliste baske që mbështesin ETA-n. Kryeministri spanjoll e kishte kërkuar një masë të tillë.//ic//

XS
SM
MD
LG