Lidhje

Autoritetet serbe arrestojnë dy të akuzuar nga Gjykata e Hagës - 2003-05-08


Një gjykatë serbe vendosi se dy ish zyrtarë të lartë të sigurimit në kohën e ish presidentit Sllobodan Millosheviç mund të ekstradohen në Hagë.

Dy zyrtarët, Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç akuzohen nga gjykata ndërkombëtare për rolet e tyre në fushatat e spastrimeve etnike në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë.

Zoti Stanishiç ka qënë shefi i shërbimit shtetëror të sigurimit në regjimin e Millosheviçit, ndërsa zoti Simatoviç ka qënë komandant i trupave speciale.

Të dy të pandehurit u arrestuan në Beograd gjatë hetimeve të policisë për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç më 12 mars. Gjykata e Hagës e ngriti padinë ndaj tyre të hënën.

Ata akuzohen për vrasje, dëbim të pakicave etnike, krime kundër njerëzizmit dhe shkelje të ligjeve të luftës gjatë konflikteve në Kroaci e Bosnje. //ad//

XS
SM
MD
LG