Lidhje

Vriten dy ushtarë amerikanë nga goditje me snajper në Irak - 2003-05-08


Kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, gjenerali Tommy Franks, thotë se pret që Iraku të mbetet një vend i rrezikshëm në të ardhmen e afërt, pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë gjatë ditës së djeshme në dy incidente të veçanta.

Gjenerali Tommy Franks tha se pret të shohë sjellje të vrazhda në Irak për një të ardhme të afërt. Por ai shtoi se trupat amerikane janë të përgatitura ta përballojnë situatën.

Ai i bëri këto komente pasi një snajper vrau një ushtar amerikan në Bagdat. Hetimet lidhur me incidentin po vazhdojnë. Në një zhvillim tjetër të veçantë, një person i paidentifikuar iu afrua një ushtari amerikan që ruante një urë dhe e vrau atë.

Komandanti i trupave tokësore amerikane në Irak, gjeneral-lejtnanti, David McKiernan, thotë se rivendosja e rendit në vend do të marrë kohë.//ic//

XS
SM
MD
LG