Lidhje

Rexhepi: janë krijuar kushtet për kthimin e të zhvendosurve, pjestarë të komunitetit kroat - 2003-05-09


Kryemninistri i Kosovës Bajram Rexhepi tha sot se janë krijuar kushtet për kthimin e të zhvendosurve, pjestarë të komunitetit kroat. Ai i bëri këto komente në qytezën e Janjevës rreth 40 kilometar në jug-lindje të Prishtinës, e cila shënoi 700 vjetorin e saj e që aktualisht është e banuar me popullatë kryesisht shqiptare dhe kroate.

Kryeministri tha se të zhvendosurit nga kjo qytezë, pjestarë të komunitetit kroat, tashmë mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe si çdo herë do ta kenë përkrahjen e shumicës shqiptare. Zoti Rexhepi po ashtu theksoi se falë tolerancës së komunitetit shumicë është bërë e mundur jeta e përbashkët e shqiptarëve dhe pakicave të tjera kombëtare në këtë qytezë.

Në këtë qytezë ka lindur edhe veprimtari i shquar shqiptar Shtjefan Gjeçovi, ndërsa kryeministri Rexhepi pasi vizitoi shtëpinë e lindjes së tij e cila ishte e dëmtuar rëndë nga dhëmbi i kohës dhe pasi takoi disa nga pasardhësit e tij, tha se do t’i propozoi ministrisë së kulturës që të bëjë përpjekje nëse është e mundur për renovimin e saj dhe shëndrrimin në Muze.

Në manifestimin e sotëm me rastin e shënimit të 700 vjetorit të qytezës që u organizua në kishën Shën Nikolla moren pjesë, administratori i Kosovës Mihail Steiner, udhëheqës të kishës katolike nga vendet e rajonit si dhe qytetarë të shumtë në mesin e të cilëve edhe dhjetra banorë të kësaj qytezë të përkatësisë kroate, por që aktualisht jetojnë në vende të ndryshme në Kroaci.

//ze//

XS
SM
MD
LG