Lidhje

Amnesty International bën thirje për ngritjen e një gjykate mbi krimet në Irak - 2003-05-09


Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International u bëri thirrje irakianëve që të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në planet për të ngritur një gjykatë të posaçme në Irak për krimet e kryera kundër popullit irakian, nën sundimin e presidentit të përmbysur Sadam Husein.

Me anë të një deklarate, Amnesty International i përshëndeste planet e koalicionit për të angazhuar irakianët në procesin e vënies në vend të drejtësisë për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut në Irak, gjatë dekadave të fundit.

Megjithatë, kjo organizatë tha se ky proces do të bëhej më i lehtë, nëse silleshin ekspertë ndërkombëtarë që të punojnë me irakianët për vlerësimin e gjendjes së sistemit gjyqësor në Irak dhe të bëjnë rekomandime për reformën e tij afatgjatë dhe masat kalimtare që duhen marrë.

Amnesty International tha se irakianët kishin njoftuar për raste të zhdukjes së të afërmve, disa që nga viti 1979. Organizata tha se në një rast, një udhëheqës i një bashkësie i paraqiti asaj një listë me 154 emra njerëzish që ishin ekzekutuar në vitin 1999 në Basra. //ad//

XS
SM
MD
LG