Lidhje

Rusi: përkujtohet fitorja mbi nazizmin - 2003-05-09


Rusia po përkujtoi të premten, më 9 maj, 58 vjetorin e fitores së aleatëve ndaj nazistëve gjermanë, me parada ushtarake, fishekzjarre dhe festime të tjera në gjithë vendin. Në Moskë, rreth mijëra ushtarakë, mësues dhe studentë të akademive ushtarake parakaluan në Sheshin e Kuq, para Kremlinit. Presidenti Vladimir Putin u tha njerëzve të mbledhur në shesh se uniteti që solli mposhtjen e Gjermanisë nga aleatët, është edhe tani i nevojshëm për të luftuar terrorizmin. Në Çeçeni, festimet u shoqëruan me dhunë. Një shpërthim në kryeqytetin çeçen, Grozny shkaktoi vdekjen e një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve para se të fillonte parakalimi i Ditës së Fitores. //ad//

XS
SM
MD
LG