Lidhje

SHBA, Britania dhe Spanja paraqitën sot një rezolutë të re në OKB - 2003-05-09


Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Spanja paraqitën të premten një rezolutë të re në Kombet e Bashkuara, që do tu jepte fund sanksioneve të vëna ndaj Irakut më shumë se një dekadë më parë.

Rezoluta parashikon heqjen e menjëhershme të sanksioneve ekonomike të OKB-së të vëna ndaj Irakut pas pushtimit të Kuvajtit në vitin 1990. Rezoluta parashikon edhe heqjen gjatë një periudhe 4-mujore të programit të Kombeve të Bashkuara, naftë-për-ushqim, që ka pasur si qëllim lehtësimin e barrës së sanksioneve mbi popullin irakian.

Ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara John Negroponte tha se shpreson që Këshilli i Sigurimit ta miratojë rezolutën në pak javët e ardhëshme. Nuk është ende e qartë në se vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit që kundërshtuan luftën në Irak, do ta mbështesin rezolutën.

//ze//

XS
SM
MD
LG