Lidhje

Zëvendës-sekretari i shtetit përfundon vizitën në Azinë e Jugut - 2003-05-10


Zëvendës-Sekretari amerikan i Shtetit Richard Armitage i dha fund turneut të tij në Azinë e Jugut duke thënë se ndjen optimizëm të rezervuar lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy rivalëve bërthamorë, Indisë dhe Pakistanit.

Pas bisedimeve që zhvilloi të shtunën me udhëheqësit indianë, zoti Armitage lavdëroi kryeministrin Atal Behari Vajpayee për fillimin e një procesi që, siç tha ai, mund t’u japë zgjidhje çështjeve që pengojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje.

Të enjten, zoti Armitage u takua me presidentin pakistanez Pervez Musharraf në Islamabad. Pavarësisht nga përpjekjet për paqe, përleshjet ndërmjet trupave indiane dhe pakistaneze shkaktuan mbrëmë humbjen e jetës së një fëmije në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India.//kk//

XS
SM
MD
LG