Lidhje

Berlusconi: jam viktimë e prokurorëve me prirje majtiste - 2003-05-10


Kryeministri italian Silvio Berluskoni thotë se ai është i vetmi person në Itali i aftë për të mos lejuar që vendi të bjerë në duart e komunistëve.

Në një intervistë botuar sot në gazetën Nju Jork Taims, personi më i pasur i Italisë tha se puna e ka detyruar të bëjë sakrifica të shumta, dhe shtoi se nuk i lë shumë kohë për dëfrim. Kryeministri italian i tha gazetës se është viktimë e prokurorëve me prirje majtiste, të cilët e kanë akuzuar për korrupsion.

Zoti Berluskoni doli të hënën e kaluar para një gjykate në Milano, nën akuzat se u ka dhënë rryshfete gjykatësve në vitin 1985 për të mos lejuar që një kompani shtetërore për prodhime ushqimore t’i shitej një biznesmeni tjetër. Ai akuzohet gjithashtu se është përpjekur të ndikojë mbi pasqyrimin e lajmeve të shtatë rrjeteve televizive italiane.

Të premten revista The Economist thoshte se kryeministri Berluskoni duhet të provojë se është viktimë e një komploti dhe se moralisht e justifikon qëndrimin në detyrë. Revista shkruante se shpreson që ai ta bëjë një gjë të tillë para se Roma të marrë kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian në korrik. //kk//

XS
SM
MD
LG