Lidhje

Votime presidenciale në Mal të Zi - 2003-05-11


Të djelën në Mal të Zi u zhvilluan zhvillohen votimet për të zgjedhur presidentin e vendit. Kjo është përpjekja e tretë në pesë muajt e fundit për të zgjedhur një president. Zgjedhjet presidenciale në dhjetor dhe shkurt u shpallën të pavlefshme për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime, nën 50 përqind. parlamenti e ka hequr tani kërkesën që në votime të marrin pjesë mbi 50 përqind për t’i quajtur ato të vlefshme.

Kandidati kryesor është Filip Vujanoviç i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet, i cili fitoi shumicën e votave në dy zgjedhjet e mëparshme të dështuara. Kandidatët e tjerë janë Miodrag Zhivkoviç i Alaeancës Liberale dhe i pavaruri Dragan Hajdukoviç. Të tre kandidatët mbështesin pavarësinë e Malit të Zi. Zoti Vujanoviç, është në favor të shkëputjes nga Serbia, por thekson gjithsesi se është i gatshëm t’i japë mundësinë shtetit të ri, Serbisë dhe Malit të Zi të provojë në se mund të ekzistojë si një bashkësi apo jo. Në bazë të marrëveshjes midis Malit të Zi dhe Serbisë, të arritur para 3 muajsh me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian, secili prej këtyre vendeve ka të drejtë të kërkojë shkëputjen pas një periudhe 3 vjeçare. //az//

XS
SM
MD
LG