Lidhje

Nju Jork Tajms: akte të shpeshta të abuzimit profesional nga gazetari Xhejsën Bler - 2003-05-11


Një nga gazetat më me ndikim në Shtetet e Bashkaura, Nju Jork Tajms, shkruan se ka zbuluar akte të shpeshta të abuzimit profesional të një prej gazetarëve të saj. Gazeta shkruan se abuzimet të kryera nga gazetari 27-vjeçar, Xhejsën Bler, përfaqësojnë “një shkelje të rëndë të besimit dhe një moment të ulët për historinë 152 vjeçare të gazetës”. Gazetari Bler dha dorëheqjen më 1 maj. Gazeta shkruan se gazetari në fjalë ka sajuar citime të paqëna, ka gënjyer rreth vendeve ku shkonte, dhe, në artikujt e tij rreth ngjarjeve kombëtare, ka kopjuar informacione nga gazeta të tjera. Gazeta njofton se 36 nga 73 shkrimet e zotit Blair, që i përkasin periudhës nga muaji tetor deri ditën që ai dha dorëheqjen, përmbajnë probleme. Gazeta po vazhdon hetimet. //az//

XS
SM
MD
LG