Lidhje

Sekretari Powell në Egjipt për bisedime mbi Lindjen e Mesme - 2003-05-12


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ndodhet në Egjipt për diskutime rreth përpjekjeve të paqes në Lindjen e Mesme, pas dy ditë bisedimesh në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

Ai mbërriti të hënën në Kajro, ku do të takohet me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, i cili ka luajtur shpesh rolin e ndihmësit në bisedimet rajonale të paqes.

Të dielën, Sekretari Pauëll u bëri thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë që të hedhnin hapa të menjëhershëm për vënien në jetë të planit të ri të paqes.

Pas takimit me kryeministrin e ri palestinez, Mahmud Abaz, Sekretari Pauëll tha se udhëheqja palestineze duhet të shkatërrojë pltoësisht infrastrukturën terroriste.

Zoti Pauëll u takua dje edhe me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, dhe u tha gazetarëve se Izraeli duhet të lehtësojë kufizimet e ashpra ndaj palestinezve.

Pas bisedimeve të djeshme, Izraeli tha se do t’i hapte kufijtë me territoret palestineze në mënyrë që 25 mijë palestinezë të kthehen në vendet e punës në Izrael.

Mirëpo, ushtria izraelite e mbylli përsëri të hënën kufirin me Rripin e Gazës për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë. Dy ekstremistë u vranë gjatë natës nga trupat izraelite në Rafah të Rripit të Gazës dhe palestinezët thonë se një bujk i ri u vra nga forcat izraelite të sigurimit në qytetin Khan Junis. //kk//

XS
SM
MD
LG