Lidhje

Vujanoviç premton ta udhëheqë Malin e Zi drejt Evropës - 2003-05-12


Pas fitores së të dielës në zgjedhjet presidenciale, ish kryeministri malazes, Filip Vujanoviç, premtoi ta udhëheqë republikën e Malit të Zi drejt Evropës.

Pasi fitoi 63 përqind të votave, zoti Vujanoviç, i cili favorizon pavarësinë, tha se do t’i japë federatës së tanishme me Serbinë mundësinë të jetë e suksesshme.

Mirëpo, ai tha se pret të mbajë një referendum për pavarësinë e Malit të Zi pas tri vjetësh, siç lejohet në bazë marrëveshjes së arritur me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian për krijimin e shtetit të ri Serbia dhe Mali i Zi.

Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë thotë se zgjedhjet e së dielës në Mal të Zi ishin përgjithësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, por shprehu pakënaqësi se partitë e opozitës nuk ishin të përfaqësuara në garë nga kandidatë të fortë. //kk//

XS
SM
MD
LG