Lidhje

Ekspertja irakiane e armëve biologjike iu dorëzua amerikanëve - 2003-05-12


Zyrtarë amerikanë në Bagdad pohuan se një eksperte irakiane e armëve biologjike mbahet nga autoritetet amerikane. Një zëdhënës i Komandës Qendrore amerikane u tha gazetarëve se Doktoresha Rihab Rashid Taha, u dorëzua vullnetarisht pas negociatave rreth kushteve të dorëzimit.

Zonjës Taha i ishte dhënë nofka Doktresha Mikrobi për punën e saj për krijimin e antraksit të cilësisë së armëve dhe mendohet të ketë informacion që mund të ndihmojë procesin e vazhdueshëm të kërkimit për armë të shkatërrimit në masë brenda Irakut.

Agjencitë amerikane të lajmeve njoftojnë gjithashtu se edhe shefi i shtabit të forcave ajrore irakiane, Ibrahim Ahmed al-Satar, mbahet nga autoritetet amerikane.

Ky njoftim nuk është vërtetuar nga zyrtarë amerikanë në Bagdad. Ndërkohë, kryeadministratori civil amerikan, i ngarkuar të mbikëqyrë procesin e rindërtimit të Irakut, Paul Bremer, mbërriti të hënën në Bagdad.

Diplomati amerikan me përvojë, Pal Bremer, shkoi fillimisht në qytetin jugor të Basrës, ku theksoi se është shumë i kënaqur me detyrën e tij të re për të ndihmuar popillin irakian të rindërtojë vendin e tij.

Zoti Bremer mbërriti në Bagdad si pjesë e riorganizimit të ekipit udhëheqës amerikan në Irak.

Ai po zëvendëson gjeneralin amerikan në pension, Xhej Garner, në postin e kreut të zyrës që mbikëqyr rindërtimin fizik dhe politik të Irakut.

Të dielën kryeadministratorja amerikane për Bagdadin, Barbara Bodin, u largua nga Iraku për të marrë një detyrë të re në Departamentin amerikan të Shtetit, vetëm tri javë pasi mbërriti në kryeqytetin irakian.

Iraku vazhdon të ankohet se amerikanët nuk po bëjnë sa duhet për rivendosjen e sigurisë dhe rifillimin e shërbimeve bazë.//kk//

XS
SM
MD
LG