Lidhje

Amerika dëbon 14 diplomatë kubanë - 2003-05-13


Shtetet e Bashkuara urdhëruan dëbimin e 14 diplomatëve kubanë, duke përfshirë shtatë që punonin në misionin e Kubës pranë Kombeve të Bashkuara.

Një zyrtar amerikan tha se diplomatët kubanë po dëbohen sepse merreshin me veprimtari që konsiderohen të dëmshme për Shtetet e Bashkuara - terminologji diplomatike kjo që zakonisht nënkupton spiunazhin.

Shtatë diplomatët e tjerë punojnë në Seksionin e Interesave Kubane në Uashington. Dëbimet bëhen në atmosferën e keqësimit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Havanës.

Nga fundi i muajit të kaluar, diplomatët amerikanë dolën nga një takim i Kombeve të Bashkuara në shenjë proteste ndaj rizgjedhjes së Kubës si anëtare e Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke e quajtur këtë diçka skandaloze. Incidenti pasoi dënimin nga Kuba të 75 disidentëve me afate të gjata burgimi.

XS
SM
MD
LG