Lidhje

Në Irak tmerret kanë marrë fund - 2003-05-13


Deri në vitet ’80, shumica e banorëve të ish Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të Evropës Lindore e kishin kaluar gjithë jetën e tyre nën regjime shtypëse. Vetëm pak prej tyre besonin se do të arrinin të shikonin një ndryshim regjimi. Pastaj, në vitin 1989, u rrëzua Muri i Berlinit. Ky zhvillim shënoi fillimin e një shansi për qindra miliona njerëz për të qënë të lirë.

Më 9 prill, populli irakian fitoi një shans të tillë. Ndërkohë që gjithë bota shikonte në televizion zhvillimet në Irak, irakianët të ndihmuar nga ushtarët amerikanë, rrëzuan statujën gjigande të Sadam Huseinit në Bagdat.

Nuk u besoja dot syve, tha poeti irakian, Avad Nasir. Në një shkrim në gazetën Wall Street Journal, zoti Nasir tregonte se si i kishte kaluar tre dekada pjesërisht në burg, pjesërisht duke u fshehur dhe në mërgim. Shpesh ëndërroja për fundin e rrëgjimit bathisto-fashist të Sadam Huseinit, shkruan zoti Nasir në gazetë. Por kurrë nuk kisha ëndërruar, vazhdon ai, se fundi i regjimit dhe çlirimi i Irakut do të ndodhte kështu si ndodhi. I mërguar në Londër, Nasirin e mori në telefon nga Bagdati e motra, të cilën se kishte parë për vite të tëra. “Ëndërra e keqe, i tha ajo, ka marrë fund. Ne jemi të lirë. E kupton? Jemi të Lirë”!

Iraku është i lirë, shkruante zoti Nasir në gazetën Wall Street Journal, sepse kur shumë shtete ishin kundër veprimeve ndaj Irakut, Shtetet e Bashkuara dhe Britania qëndruan të forta dhe këmbëngulën që Iraku duhet të çlirohet pavarësisht se çfarë mund të thonin të tjerët. Dhe tani, vazhdon shkrimi i zotit Nasir, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe anëtarë të tjerë të koalicionit duhet të qëndrojnë të vendosur dhe me të njëjtin qëndrim se Iraku duhet të demokratizohet. Ky, siç e bëri të qartë Presidenti Bush, është qëllimi i Shteteve të Bashkuara. “Ne do tu qëndrojmë pranë udhëheqësve të rinj të Irakut, ndërkohë që ata ndërtojnë një qeveri, nga irakianët dhe për irakianët. Kalimi nga diktatura në demokraci është i vështirë, dhe kërkon kohë....por ia vlen çdo përpjekje”, tha presidenti. Koalicioni, theksoi presidenti Bush, do të qëndrojë derisa puna jonë të përfundojë. Pastaj ne do të largohemi dhe do të lëmë pas një Irak të lirë. //ss//

XS
SM
MD
LG