Lidhje

Pauëll takohet me zyrtarë të lartë rusë - 2003-05-14


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, po zhvillon takime në Moskë me zyrtarë rusë për bisedime mbi Irakun e pas luftës dhe planin ndërkombëtar të paqes për Lindjen e Mesme.

Zyrtarë amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë që bisedimet e Sekretarit Pauëll me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm, Igor Ivanov, të përqendrohen tek një projektrezolutë e propozuar nga Washingtoni, e cila do tu jepte Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë autoritet të gjerë në Irak. Projektrezoluta parashikon edhe heqjen e sanksioneve të OKB-së të vëna ndaj Bagdadit.

Moska është shprehur kundër projektrezolutës, duke thënë se fillimisht duhet lejuar inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët të kthehen në Irak për të përcaktuar nëse ai vend nuk ka armë të shkatërrimit në masë.

Pritej që Sekretari Pauëll të informonte zyrtarët rusë lidhur me përpjekjet amerikane për arritjen e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve, si edhe rreth shqetësimeve të Uashingtonit për bashkëpunimin e Rusisë me Iranin në fushën bërthamore.

Vizita e zotit Pauëll në Rusi bëhet në kuadër të turneut të tij një javor në vendet të Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore.

XS
SM
MD
LG