Lidhje

Irakianët nxjerrin mbi 2 mijë trupa nga një varr masiv - 2003-05-14


Irakianët nxorrën më shumë se 2 mijë trupa nga një varr masiv që mendohet se përmban kufomat e shiitëve të vrarë pas kryengritjes së dështuar të vitit 1991 kundër regjimit të Sadam Huseinit.

Sipas njoftimeve, varri pranë qytetit Hillah në krahinën qendrore të Babilonisë mund të jetë varri masiv më i madh i gjetur që kur forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara përmbysën regjimin irakian.

Banorët e zonës që kërkojnë për të dashurit e tyre të humbur, po përdorin traktorë dhe shpesh herë edhe vetëm duart për të nxjerrë trupat nga varri. Mendohet se aty janë varrosur mijëra njerëz.//kk//

XS
SM
MD
LG