Lidhje

Kosovë:Gjykata e Qarkut në Gjilan dënoi një shqiptar nën akuzat për terrorizëm - 2003-05-14


Gjykata e Qarkut në Gjilan dënoi sot me një vjet heqje lirie një shqiptar të komunës së Vitisë në Kosovën Lindore nën akuzën për terrorizëm. Gazmend Zeqiri u shpall fajtor për pjesmarrje në Armatën Kombëtare Shqiptare, një organizatë kjo e cila është cilësuar si terroriste, me vendim të posacëm të shefit të UNMIK-ut Michael Steiner.

Sipas trupit gjykues, zoti Zeqiri ka marë pjesë në luftimet në Maqedoni në kuadër të kësaj armate, mirëpo mëpastaj është kthyer në Kosovë duke hequr dorë nga veprimtara e mëtejshme. Duke pasur parasyshë faktin se ai ishte në luftë në moshën 19 vjecare, si dhe faktin që pas kthimit në Kosovë measgjë nuk ka rënë ndesh me ligjin, gjykata vendosi për një denim të tillë, tha kryetari i trupit gjykues kanadezi Paul Chevalier. Zoti Zeqiri është në paraburgim që nga korriku i vitit të kaluar.

Zoti Zeqiri është personi i parë që dënohet për përfshirje në luftën në Maqedoni, përkatësisht për pjesmarrje në Armatën Kombëtare Shqiptare. Ai ishte njëri nga tre shqiptarët që ishin përfshirë në një proces gjyqësor nën akuzat për terrorizëm, anëtarësi në Armatën Kombëtare Shqiptare, rekrutim të pjestarëve të kësaj organizate, armëmbajtje pa leje dhe nxitje të urrejtjes raciale.

Dy të akuzuarit e tjerë, Feriz Deliu dhe Naser Azemi u shpallën të pafajshëm për të gjitha akzuat, përvecse ky i fundit u dënua me gjashtë muaj heqje lirie për armëmbajtje pa leje.

//ss//

XS
SM
MD
LG