Lidhje

Shkup:Qeveria  thotë se rreziqet kryesore janë nacionalizmi, terrorizmi dhe tregëtia e paligjshme - 2003-05-14


Qeveria e Maqedonisë ka pëgatitur një koncept të ri të sigurisë dhe mbrojtjes, I cili u publikua sot në Shkup. Në këtë project paraqiten nteresat nacionale të këtij vendi dhe rreziqet për sigurinë e tij, mekanizmat dhe mënyrat për sigurimin e vendit. Sipas këtij projekti, rreziqet kryesore për sigurinë e Maqedonisë vijnë nga manifestimet e mundshme të nacionalizmit ekstrem, terrorizmi ndërkombëtar, krimi i organizuar dhe tregtia e paligjshme me armë, drogë dhe njerëz.

Këshilltari I kryeministrit Branko Cërvenkovski, Lazar Kitanovski, I cili paraqiti sot projektin e ri të sigurisë dhe mbrojtjes së Maqedonisë, ka thënë se gjendja në Kosovë nuk është problem për Maqedoninë, dhe se e rëndësishme është që atje të mbretërojnë proceset demokratike dhe të ketë zhvillim ekonomik. Lidhur me Armatën Kombëtare Shqiptare, zoti Kitanovski, ka thënë se ajo është një grup i vogël. Në këtë project bëhet fjalë edhe për një trup menaxhues të krizave si pjesë e sistemit të sigurisë në Maqedoni.

Po sot, në fshatin Neproshten të Tetovës, filluan hetimet për të parë mundësitë e një varreze.Pas përgatitjeve të mbrëmshme, me urdhër të Tribunalit të Hagës, sot në një trekëndësh midis fshatrave Neproshten, Xhepcisht dhe Jeduarcë, filluan hetimet për të parë mundësinë e zbulimit të fatit të 12 maqedonasve të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare të sigurimit në vitin 2001. Në këtë zonë, mendohet se mund të ketë varrezë, por ende nuk është gjetur ndonjë dëshmi për ta provuar këtë. Hetimet e sotme po bëhen në praninë e policisë, me mjete të mekanizuara dhe qen. 6 shqiptarë dhe 12 maqedonas konsiderohen të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001. Shqiptarët e zhdukur janë parë për herë të fundit pranë personave me uniformë të policisë së Maqedonisë ndërsa maqedonasit janë zhdukur në ish-zonat e krizës, ku zhvilloheshin luftime midis kryengritësve hqiptarë dhe forcave qeveritare të sigurimit. Ende nuk ka të dhëna konkrete për fatin e tyre. //ss//

XS
SM
MD
LG