Lidhje

Presidenti Putin kërkon amnisti për kryengritësit çeçenë - 2003-05-15


Presidenti rus Vladimir Putin i ka paraqitur një projektligj parlamentit për t’i dhënë amnestinë kryengritësve në Çeçeni, megjithë 2 sulmet vetvrasëse me bombë që u ndërmorën atje këtë javë, duke shkaktuar vdekjen e më se 70 vetave. Zoti Putin tha se oferta për amnesti kishte për qëllim të krijonte kushtet për një jetë paqësore në këtë republikë të shkatërruar nga lufta. Oferta do të jetë e vlefshme për ata luftëtarë që dorëzojnë armët para 1 gushtit. Kremlini tha se oferta lidhet me referendumin e muajit mars, në të cilin çeçenët miratuan një kushtetutë të re që sanksionon statusin e republikës së tyre si pjesë përbërëse e Federatës Ruse. //ad//

XS
SM
MD
LG