Lidhje

Kosovë: ligjvënësit shqiptarë miratojnë një rezolutë mbi konfliktin e viteve '90 - 2003-05-15


Ligjvënësit shqiptarë të Kosovës votuan njëzëri për të cilësuar konfliktin e viteve ’90 si luftë për pavarësi nga Serbia, duke nxitur reagime të ashpra nga zyrtarë të Kombeve të Bashkuara. Të 78 ligjvënësit shqiptarë të pranishëm në sesionin e sotëm të parlamentit të Kosovës mbështetën rezolutën, gjë që i shtyu anëtarët serbë të palrlamentit të dilnin jashtë. Vota nxiti një reagim të menjëhershëm nga kryeadministratori, Mihail Shtajner.

Zoti Shtajner e cilësoi rezolutën si përçarëse dhe tha se ajo është në kundërshtim me frymën pajtuese që i dha fund konfliktit në Kosovë. Si ndëshkim, ai njoftoi se udhëheqësit shqiptarë nuk do të lejohen të marrin pjersë në konferencat ndërkombëtare që organizohen nga Natoja dhe Bashkimi Evropian nga fundi i këtij muaji. Mirëpo, ai nuk përdori autoritetin e tij për ta deklaruar rezolutën të pavlefshme. //ad//

XS
SM
MD
LG