Lidhje

Indi-Pakistan: shpresa për një të ardhme në paqe e qendrueshmëri - 2003-05-16


Marrëdhëniet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit duket se po përmirësohen. Në prill, kryeministri indian, Atal Behari Vajpayee, tha se indianët duan të kenë miqësi dhe vëllazërim me fqinjët pakistanezë. Pasi Pakistani iu përgjegj positivisht një deklarate të tillë, të dy vendet bënë hapa drejt rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe lidhjeve të transportit. Marrëdhëniet u ndërprenë në dhjetor të vitit 2001, pas një sulmi nga terroristë kashmiras kundër parlamentit indian. Shtetet e Bashkuara shpresojnë se India dhe Pakistani mund të rifillojnë të ecin drejt bashkëpunimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis tyre.

Nën-sekretari amerikan i shtetit, Richard Armitage, i mirëpriti këto zhvillime. Duke folur në kryeqytetin indian, New Delhi, më 10 maj, zoti Armitage lavdëroi Kryeministrin Vajpayee që i shtriu dorën Pakistanit.

”Do të dëshëronim të shihnim dy vende të mëdhenj, Indinë dhe Pakistanin, të jetojnë përkrah njëri-tjetrit, në paqe, qendrueshmëri dhe harmoni. Do të dëshëronim të shihnim mundësitë që Shtetet e Bashkuara të zhvillonin marrëdhënie të shëndosha si me Pakistanin ashtu edhe me Indinë.

Që kur fituan pavarësinë më shumë se një gjysëm shekulli më parë, India dhe Pakistani kanë patur shumë mosmarrëveshje, por asnjëra nuk ka qenë aq e hidhur sa konflikti për Kashmirin, rajon malor i ndarë ndërmjet Indisë e Pakistanit. Gjatë dekadës së kaluar, dhuna në Kashmir u ka kushtuar jetën dhjetra mijëra njerëzve.

India dhe Pakistani janë vende me potencial të madh. Megjithatë, në mënyrë që ato ta realizojnë këtë potencial, kanë nevojë t’i kapërcejnë mosmarrëveshjet tradicionale. Atëherë, do të jenë të lira të përqendrohen në sfidat e tyre të brendshme, si edhe tek problemet që lidhen me qendrueshmërinë në Azi.

Siç u shpreh nën-sekretari i Shtetit, Richard Armitage, ka arësye të shpresohet që një proces i tillë po fillon. //az//

XS
SM
MD
LG