Lidhje

Uashingtoni paraqet projektrezolutën për Irakun - 2003-05-16


Shtetet e Bashkuara paraqitën të enjten në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një verion të ri të projektrezolutës për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Irakut. Zyrtarë amerikanë ua paraqitën dokumentin vendeve anëtare të Këshillit, i cili ka në plan ta diskutojë atë sot.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha të enjten se administrata e Presidentit Bush shpreson se Këshilli do ta hedh projektrezolutën në votë brenda javës tjetër. Zyrtarë amerikanë thonë se versioni i ri merr parasysh shqetësimet e vendeve anëtare rreth administrimit të Irakut pas luftës.

Një propozim parashikon që problemi i borxheve të Irakut të trajtohet nëpërmjet një mekanizmi shumëkombësh, siç është oragizata e vendeve kreditore Klubi i Parisit.

Projektrezoluta parashikon heqjen e të gjitha sanksioneve të vendosura në vitin 1990, me përjashtim të embargos së armëve. Ajo parashikon gjithashtu që të aredhurat nga shitja e naftës irakiane, tani nën kontrollin e OKB-së, të depozitohen në Fondin për Zhvillimin Irakin që do të administrohet nga Shtetet e Bashkuara e Britania në bashkëpunim me një qeveri të përkohshme irakiane.

Projektrezoluta përcakton edhe rolin e një të dërguari të posaçëm të OKB-së të propozuar për Irakun. Franca, Rusia dhe disa vende të tjera anëtare të Këshillit kanë kërkuar shpjegime rreth funksionit të të dërguarit të OKB-së.//xh//

XS
SM
MD
LG