Lidhje

Sekretari i përgjithshëm i Gardës Republikane të Sadam Huseinit iu dorëzua forcave të koalicionit në Irak - 2003-05-17


Zyrtarë të ushtrisë amerikanë thanë se sekretari i përgjithshëm i Gardës Republikane të Sadam Huseinit iu dorëzua forcave të koalicionit në Irak. Në një deklaratë të Komandës Qëndrore thuhej se gjenerali Kamal Mustafa Abdallah Sulltan u dorëzua sot në mëngjes. Gjenerali irakian ishte mes 10 personave të parë në listën e 55 zyrtarëve më të kërkuar të ish regjimit irakian.

Dorëzimi i ish zyrtarit të lartë irakian bëhet një ditë pasi krye-administratori i ri i Shteteve të Bashkuara për Irakun, Paul Bremer, ndaloi mijëra ish zyrtarë të partisë Baath të Saddam Husseinit që të kenë poste në çdo qeveri të ardhme irakiane, me synimin për ta spastruar vendin nga mbeturinat e regjimit të Saddam Husseinit.

Komanda Qëndrore Amerikane njoftoi gjithashtu se trupat e koalicionit në Irakun verior kanë grumbulluar mijëra automjete, armë të rënda dhe municione nga grupi i opozitës iraniane me seli në Irak, Muxhahedinët e Popullit, në bazë të një marrëveshjeje çarmatimi, që u nënshkrua këtë muaj.

Ndërkaq, një organizatë politike irakiane thotë se ka zbuluar një varr masiv ku mund të ndodhen eshtrat e dhjetra të burgosurve kuvajtianë të ekzekutuar. Varri u zbulua pranë Habaniyas, një qytet turistik rreth 100 kilometra në perëndim të Bagdadit.

Zyrtarët e Kongresit Kombëtar të Irakut thonë se një shofer ushtarak irakian i kishte çuar tek varret. Ai u kishte thënë se 600 të burgosur kuvajtianë ishin ekzekutuar dhe ekzekutuar atje në tetor të vitit 1991.

Në një njoftim thuhet se sipas analizave të paktën disa prej kufomave ishin ato të kuvajtianëve të llogaritur si të humbur pas pushtimit të Irakut në vitin 1990. Kuvajti thotë se 600 shtetas të tij u zhdukën gjatë pushtimit shtatë mujor irakian.

Kongresi Kombëtar Irakian thotë se dje u nxorrën 40 trupa nga varri masiv. Megjithatë një nga zyrtarët e kësaj organizate thotë se gërmimi është ndërprerë dhe se Kongresi i ka kërkuar qeverisë kuvajtiane që ta hetojë këtë çështje.

//ze//

XS
SM
MD
LG