Lidhje

Në Irak zbulohet një varr masiv - 2003-05-17


Një organizatë politike irakiane thotë se ka zbuluar një varr masiv ku mund të ndodhen eshtrat e dhjetra të burgosurve kuvajtianë të ekzekutuar. Varri u zbulua pranë Habaniyas, një qytet turistik rreth 100 kilometra në perëndim të Bagdadit.

Zyrtarët e Kongresit Kombëtar të Irakut thonë se një shofer ushtarak irakian i kishte çuar tek varret. Ai u kishte thënë se 600 të burgosur kuvajtianë ishin ekzekutuar dhe ekzekutuar atje në tetor të vitit 1991.

Në një njoftim thuhet se sipas analizave të paktën disa prej kufomave ishin ato të kuvajtianëve të llogaritur si të humbur pas pushtimit të Kuvajtit nga Iraku më 1990. Kuvajti thotë se 600 shtetas të tij u zhdukën gjatë pushtimit shtatë mujor irakian.

Kongresi Kombëtar Irakian thotë se dje u nxorrën 40 trupa nga varri masiv. Megjithatë një nga zyrtarët e kësaj organizate thotë se gërmimi është ndërprerë dhe se Kongresi i ka kërkuar qeverisë kuvajtiane që ta hetojë këtë çështje.

//ze//

XS
SM
MD
LG